Elkan befason të gjithë: Ky është viti zero për Juventusin

Xhon Elkan, presidenti i “Stellantis”, komentoi vendimet e Bordit të drejtorëve të Juventusit.

“Sezoni 2023-2024 feston lidhjen 100-vjeçare që familja ime ka me Juventusin dhe që Juventusi ka me familjen time. Pra, është gjithashtu viti zero. Është viti zero, sepse është viti në të cilin Juventusi rifillon mbi baza më reale. Puna që është duke u zhvilluar dhe soliditeti që jep kjo rritje kapitali i lejon Juventusit të planifikojë një të ardhme të fortë në fushë dhe gjithashtu jashtë fushës. Ajo që ne dimë është se nëse dikush është i fortë në fushë, ai është gjithashtu i fortë jashtë fushës,” tha Elkan.

 

Drejtori ekzekutiv i “Exor” shprehu mendimet e tij edhe për derbin e Torinos.

 

“Unë do të jem atje, në stadium. Është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe e vështirë. Është shumë e rëndësishme për Juventusin, pasi nuk ka angazhime në Evropë këtë sezon. Pra, duhet t’i përqendrojë të gjitha energjitë në Serie A dhe Kupën e Italisë. Është një kampionat i hapur, gjë që e bën atë më interesant,” tha mes tjerash Elkan.

 

Më pas për daljen pozitiv për doping të Pogba, ai theksoi se është një zhëgënjim i madh.

 

“Paul? Një zhgënjim i madh nga ana njerëzore, ai ishte një nga talentet më të mëdha potenciale të viteve të fundit,” tha në fund Xhon Elkan.