Reprezentuesi i Maqedonisë, Erdon Daci ka marë ftesë shtesë nga trajneri Blagoja Milevski, për përballjet e muajit tetor të Maqedonisë.
Daci do të jetë pjesë e grumbullimit të reprezentuesve (9 tetor), në të cilën Maqedonia do të përgatitet për sfidat ndaj Ukrainës, më 14 tetor në Pragë, si pjesë e eliminatoreve për EURO 2024 dhe miqësoren me Armeninë, më 17 tetor në Strumicë.
Erdon Daci, pas një kohe të gjatë (për shkak të lëndimit të rëndë), u rikthye në futbollin belg dhe në dy paraqitjet për Uesterlon, arriti që të shënojë gol dhe të jep një asist. Kjo e fundit ishte në përballjen me Genkun në barazimin 3-3, ndërsa ditë më parë ishte autor i golit të fitores për skuadrën belge, kundër Kortrijkut me 1-0.