Tekniku portugez, Hoze Murinjo, nuk e ka nisur mirë sezonin dhe ka zëra të shumtë që thonë se ai mund të shkarkohet nga klubi verdhekuq, shkruan IndeksOnline. ”Special One” në një intervistë të fundit për një program arab, paralajmëroi largimin nga skuadra e Romës dhe mendon të nis një aventurë të re në Lindjen e Mesme.
Ai tha se kampionati i Arabisë vitin e fundit është rritur ndjeshëm në aspektin mediatik, e ko sipas tij është transferimi i Kristiano Ronaldos.
“Unë jam aktualisht pjesë e Romës dhe deri në ditën e fundit të kontratës do të jem i përqëndruar te Roma. Më tej nuk i dihet, askush nuk mund të flasë me siguri për të ardhmen, por bindja ime është se do të punoj në Arabinë Saudite.
Nuk e di se kur, por jam i bindur se një ditë kjo do të bëhet realitet. Mendoj se transferimi i Kristiano Ronaldos e ndryshoi tërësisht realitetin e Arabisë Saudite, tani shumë lojtarë po transferohen në Lindjen e Mesme. Bëhet fjalë për futbollistë që nuk janë në fundin e karrierës, por në vitet e tyre më të rëndësishme. Tani Arabia e ka seriozisht”, deklaroi Murinjo. /IndeksOnline/