Shkëndija “shkel” Vardarin, Struga Trim e “sigurt” ndaj Sileksit

Sot u zhvilluan dy takimet e fundit të javës së 10-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Në derbin e zhvilluar në Shkup, skuadra e Shkëndijës mundi Vardarin me 2-0, falë golave nga Maksimov dhe AganSpahiç. Me këto tri pikë, skuadra tetovar mban pozitën e parë me 23 pikë, para FC Shkupit me 19 pikë. Në vendin e tretë është Struga Trim Lum, e cila me 2-0 mundi Sileksin.

Ditë më parë skuadrat e Tikveshit dhe FC Shkupit, u ndalën në barazimin 1-1, ndërsa Voska Sport dhe Bregallnica, shënuan fitore me rezultat identik, 2-1, kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, respektivisht Rabotniçkit. Fitoren e vetme në transfertë gjatë ditës së shtunë, e shënoi skuadra e Gostivarit, e cila mundi ekipin e Brera Strumicën me 1-0.

Liga e Parë – Java 10

Tikvesh 1-1 Fc Shkupi

Voska Sport 2-1 Makedonija Gj.P.

Bregallnica 2-1 Rabotniçki

Brera Strumica 0-1 Gostivari

Vardari 0–2 Shkëndija

Struga Trim Lum 2–0 Sileksi