Presidenti i Xhenoas ankesa te arbitrat, kërkon dënim maksimal për portierin e Milanit

Milani fitoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Genoas në transfertë dhe mori kreun e renditjes, por polemikat duket se do të vazhdojnë gjatë. Në përfundim të ndeshjes ishte presidenti i Xhenoas, Alberto Zangrillo, që doli në konferencë për shtyp dhe nxorri gjithë mllëfin e tij ndaj arbitrimit.

“Sot erdha unë këtu, pasi po të vinte trajneri, e sigurt që do ta pezullonin. Dua të kërkoj respekt për klubin, por mbi të gjitha për ata 35 mijë tifozë që besojnë ende te ky sport. Asistuam në një padrejtësi të madhe, pasi u mposhtëm me një gol ku kishte prekje të qartë me dorë, por vetëm arbitri nuk e pa. Më pas ndërhyrja e Manjanit, e them si mjek, ishte vrastare. Të shohim sa javë do ta pezullojnë. Jetojmë në një botë ku Davidi fiton gjithmonë ndaj Golisë, e kotë të bëjmë hipokritin”, tha Zangrillo.