Seferi: Çekia nuk është vetëm Shik, janë të fortë fizikisht

Taulant Seferi foli në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së Shqipërisë me Çekinë më datë 12 tetor. Sulmuesi nga Kumanova u shpreh se konkurrenca në sulm i bën mirë skuadrës, ndërsa shtoi se kombëtarja e motivon për të bërë mirë edhe në skuadrën e tij.

“Konkurrenca bën mirë, jemi një grup shumë i mirë pastaj vendos trajneri se kush luan. Duhet t’i tregojmë se jemi gati dhe pastaj vendos trajneri. Energjia e lojtarëve është e duhur dhe jemi të karikuar, shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv, vetëm pas Çekisë mendojmë për ndeshjet e radhës”.

 

A është sulmi më i mirë?

“Po, sepse kemi shënuar shumë. Kjo më bën të lumtur, konkurrenca forcon grupin dhe shpresoj që të na shërbej për rezultate pozitive. Kur kombëtarja shënon është diçka e bukur, por kombëtaren nuk e bën një repart. Kombëtarja është grup, grupi është forca më e madhe”.

 

Çekia është kundërshtari më i fortë, nuk është vetëm Shik, ata janë të fortë fizikisht, duhet të kemi kujdes. Duhet të luajmë me zemër dhe shpresoj t’ia dalim. Do të futemi për të bërë maksimumin, kemi grupin e duhur dhe motivimi është i duhuri”, u shpreh Seferi.