

Në prag të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”, skuadra e Francës ka pësuar një humbje të madhe. Trajneri Didier Deshamp ka marrë lajmin e keq se mbrojtësi i Arsenal, Uiliams Saliba, nuk do të jetë e kombëtares së “gjelave” për ndeshjen ndaj Holandës. Kjo sfidë do të luhet më 13 tetor në Holandë.
Saliba u dëmtua dje në ndeshjen që Arsenal fitoi 1-0 ndaj Man. Sitin. Në vendin e tij, Deshamp ka grumbulluar mbrojtësin e Nicës, Zhan-Kler Todibo, që do të jetë në stol.
Franca kryeson Grupin B me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjeve të luajtura deri më tani, duke mos pësuar ende asnjë gol në këto eliminatore. Andaj dhe mungesa e Saliba është e rëndësishme për kombëtaren franceze.