Jehona e sulmuesit francez kuqezi në rolin e portierit vazhdon të rritet në Itali. Olivier Zhiru, i cili zëvendësoi në mënyrë të shkëlqyer Majk Manjan mes shtyllave të portës së Milanit, pasi bashkatdhetari i tij doli me karton të kuq dhe zëvendësimet ishin kryer të plota nga trajneri Pioli, u votua zyrtarisht si portieri më i mirë i javës në Serie A.
Një “mbyllje syri” sigurisht zbavitëse dhe anekdotike, por pothuajse e merituar, duke pasur parasysh përfundimin fantastik të ndeshjes kundër Genoa. Pritja e tij në fund evitoi barazimin dhe lumturoi pa masë tifozët “kuqezinj”.
Kujtojmë se bashkëkombasi i tij Majk Manjanit ishte përjashtuar me karton të kuq dhe Stefano Pioli nuk kishte më zëvendësime të mundshme, andaj ishte Olivier Zhiru ai që veshi dorezat, duke bërë një dalje perfekte dhe vendimtare për të ruajtur fitoren minimale.