Dea Mishelit i dalin të ‘brendshmet’ aksidentalisht gjatë parakalimin në tapetin e kuq
Nga ballina e Pallatit të Kongreseve, personazhet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ parakaluan mbrëmjen e sotme në tapetin e kuq pasi po mbahej edhe premiera e filmit.
Në tapetin e kuq nuk munguan protagonistët e filmit, si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Luiz Ejlli tha se ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.
Por nuk kanë munguar edhe incidentet. Sara Hoxha e cila mbërriti e vetme në tapetin e kuq, u pengua me fustanin teksa po pozonte.
Një incident ndodhi edhe me Dea Mishel, e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër seç duhet.