Kina hap hekurudhën e parë me shpejtësi të lartë mbi detare

Kina ka ndërtuar së fundmi një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregdetit juglindor në provincën Fuxhian.

Shpejtësia maksimale e trenave përgjatë kësaj rruge është 350 kilometra në orë. Treni i parë në këtë linjë bëri rrugën e parë në fund të muajit të kaluar. Hekurudha ka 84 ura dhe 29 tunele, plus 20 km rrugë që kalon mbi det, duke e bërë atë trenin e parë me shpejtësi kaq të lartë, mbi ujë në vend.

Hekurudha e Kinës ka bërë të ditur se për të ndërtuar seksionet e hekurudhës mbi ujë, përdori robotë inteligjentë dhe çelik miqësor ndaj mjedisit, rezistent ndaj korrozionit. Alsat.mk