VIDEO / Numri një i FIFA-s, Xhiani Infantino priti Muamed Sejdinin në Cyrih

Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, ka pritur në Cyrih delegacionin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, të kryesuar nga presidenti Muamed Sejdini.

Përveç njeriut të parë të futbollit tonë, Federata e Futbollit të Maqedonisë u përfaqësua nga sekretarja e përgjithshme, Natalia Bozhinovska Ilievska dhe nga anëtari i Këshillit Drejtues, Vladimir Gashevski.

Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe Drejtori i Federatave Anëtare të FIFA-s të, u diskutuan shumë çështje të rëndësishme të futbollit, mundësitë që ofron programi “FIFA Forward” për të mbështetur federatat, si dhe investimet në infrastrukturë dhe futbollin e femrave.

 

“Federata e Futbollit të Maqedonisë mbështet përpjekjet që FIFA po bën për zhvillimin e futbollit përmes proceseve të përcaktuara nga presidenti Gianni Infantino. Nën udhëheqjen e tij, FIFA ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po investon në zhvillimin e futbollit në mbarë botën”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

 

“FFM me sukses i shfrytëzon fondet që ka në dispozicion dhe kemi diskutuar se në çfarë mënyrash të tjera mund të punojmë me FIFA-n për të vazhduar zhvillimin e futbollit në Maqedoni. Ishte kënaqësi të dëgjoje komplimente të shumta për punën tonë dhe përfaqësuesen dhe është obligim që të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të investojmë për të justifikuar reputacionin që gëzon FFM në botën e futbollit me rezultate të mëtejshme”, shtoi Sejdini.