DASH: 22 amerikanë kanë vdekur nga sulmet në Izrael

Të paktën 22 shtetas amerikanë kanë vdekur nga sulmet në Izrael, ka bërë me dije një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, shkruan CNN.

“Në shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve”, është shprehur zyrtari amerikan.

Ndërkohë i dërguari i posaçëm për çështjet e pengjeve, Steve Gillen po udhëton me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken për në Izrael.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit prania e Gillen në udhëtim vjen ndërsa SHBA po punon për të siguruar lirimin e shtetasve amerikanë.

Blinken u ka kërkuar vendeve partnere që të nxisin grupin terrorist që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet.