Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin ishte i impresionuar me kampin e ri stërvitor të Fiorentinës, por pranon se niveli i infrastrukturës së futbollit të Italisë është ‘shumë i dobët’ dhe shumë gjëra duhet të ndryshojnë për të pritur “EURO 2032”.
Çeferin ishte në Firencë, fillimisht për një vizitë në kampin stërvitor të Italisë në “Koverçiano”, më pas për të marrë pjesë në hapjen e impiantit të ri të Violas.
“Kjo është ndoshta qendra stërvitore më e bukur që kam parë – dhe i kam parë pothuajse të gjitha të paktën një herë”, ka thënë Çeferin.
Megjithatë, situata e përgjithshme në Itali me stadiumet mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe madje edhe pas lajmit se ata do të organizojnë Kampionatin Evropian 2032 me Turqinë.
“Infrastruktura e Italisë, krahasuar me nivelin e futbollit dhe madhësinë e vendit, është shumë e varfër. Sigurisht që jam optimist, por mendoj se Qeveria më në fund duhet të fillojë të investojë në infrastrukturë.
Nëse vendi juaj është kaq i apasionuar pas futbollit dhe sportit në parim, ata do të duhet të bëjnë më shumë. Tani për tani shpresojmë se gjithçka do të jetë mirë”, deklaroi i pari i UEFA-s.
Italia nuk ka konfirmuar ende se cilat pesë stadiume do të përdoren për të pritur ndeshjet e EURO 2032, por të paktën dy prej tyre do të kenë nevojë për punë të mëdha ristrukturimi për t’u dhënë plotësisht e qartë