Shqipëria synon ditën e sotme (e enjte) suksesin e radhës në grupin e të eliminatorëve të “Euro 2024”.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.
E në këtë natë do të ketë një surprizë shumë të veçantë, ku një ndër to do të jetë performanca nga artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza.
Ajo pritet të interpretojë live këngën e saj të famshme “Mora fjalë”, e cila nuk ka dyshim se është një hit i të gjitha kohërave.