Maqedonia gati për të sfiduar Ukrainën

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, zhvilloi stërvitjen e fundit dhe të vetmen në stadiumin në Pragë, në prag të sfidës ndaj Ukrainës, të shtunën, më 14 tetor. Trajneri Blagoja Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi, janë të vetëdijshëm se do të jetë një përballje e vështirë , por është e sigurt se futbollistët në terrenin e gjelbër do të japin maksimumin.

“Kualiteti është i lartë te Ukraina, mirëpo Maqedonia ka dëshmuar se mund të jetë konkurruese ndaj ekipet e mëdha dhe më gëzon forma e ekipit në sfidat e fundit dhe shpresojë se jo energji do të vazhdojë edhe në sfidat e radhës eliminatore. Futbollistët janë të motivuar dhe me atë që dëshmojnë në terren , janë vazhdimisht të motivuar maksimalisht. Çdo ndeshje që zhvilloni për shtetin tuaj është një motiv dhe presion. Shpresojmë që japim maksimumin dhe presim që të shënojmë rezultat pozitiv. Kemi ndryshime në formacion dhe që të dy ekipet kanë ndryshime”, tha Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë.

“Vazhdimisht bisedojmë dhe folim për atë mentalitetin që e kemi dhe besojmë se do ët duhet të ndryshojmë shumë dhe së bashku me seleksionuesin të ndryshojmë gjërat në kahje pozita. Shkojmë nga ndeshja në ndeshje dhe nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme”, deklaroi Enis Bardhi, kapiten i Maqedonisë.
Futbollistët dhe stafi teknik shijuan terrenin e stadiumit të “Epet Arena” në Pragë. Motivi është shtuar te futbollistët e Maqedonisë, posaçërisht me fakti se ditë më parë ishte përvjetori i futbollit i Maqedonisë në garat ndërkombëtare.

Sfida e parë në Shkupi, u mbyll me fitore të Ukrainës me 3-2, edhe pse Maqedonia kishte epërsi 2-0, pas pjesës së parë.

Nga Praga për TV Alsat, Mahir Thaçi