Pas përfundimit të ndeshjes në Pragë, ku Maqedonia pësoi disfatë, Ezgjan Alioski potencoi se është i kënaqur me lojën, por se fati sportiv i ka munguar Maqedonisë në këtë përballje.
“Treguam se mundemi të luajmë futboll të bukur ndaj çdo përfaqësuese. Ishim të pafat, humbëm. Kishim shumë raste, mirëpo nuk i shfrytëzuam për dallim nga kundërshtari. Është e vështirë, jemi të dëshpëruar, mirëpo ky është futbolli. Dhamë gjithçka nga vetja për t’i gëzuar tifozët, mirëpo kësaj radhe nuk arritëm,” tha mes tjerash Alioski.
Sfidën e radhës, Maqedonia do të zhvillojë më 17 nëntor përball Italisë në Romë.