Tchouameni aspak i kënaqur: Ne si lojtarë duhet ta ndalojmë këtë

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni ka kërkuar që të ketë një kalendar më të lehtë të ndeshjeve, duke thënë se lojtarët ditëve të sotme janë duke luajtur shumë ndeshje për një kohë të shkurtër, faktor ky kryesorë në lëndimet e futbollistëve.

Tchouameni tha se lojtarët duhet të veprojnë dhe ta ndalojnë këtë gjë, raporton KosovaPress.

“Ne si lojtarë duhet ta ndalojmë këtë gjë. Si lojtar, ne duhet të bëjmë diçka për këtë orar. Është tejet e vështirë për trupin tënd të mbarosh sezonin me 70-80 ndeshje”, tha Tchouameni për “NOS”.

“Nëse ne duhet të luajmë deri në moshën 38/39 vjeçare, do të jetë tejet për trupin tonë. Ne kemi garat të shumta, dhe jo të gjitha prej tyre janë të rëndësishme “, shtoi më tej Tchouameni.