Milot Rashica bashkë me Etrit Berishën, në formacionin e javës

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha dhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, janë pjesë e formacionit të javës në kualifikimet e “EURO 2024”.

Gardiani prishtinas shkëlqeu në fitoren 3-0 ndaj Çekisë, duke e mbajtur portën të paprekur. Në anën tjetër, Rashica shënoi dy gola dhe asistoi te goli i tretë në fitoren 3-0 ndaj Andorrës. Faqja e njohur sportive, Sofascore, ka vendosur dy futbollistët kosovar në mesin e 11-të më të mirëve të javës së shtatë.

Milot Rashica u vlerësua me notën më të madhe 9.8, duke lënë në hije Kilian Mbappen me 9.0. ndërkohë Etrit Berisha u vlerësua me notën 8.6./IndeksOnline/