Vincius Zhunior: I kam bërë një premtim babai tim…

Vinicius Zhunior (23 vjeç, 6 ndeshje dhe 2 gola në La Liga, këtë sezon), foli për karrierën e tij dhe më gjerë, në këtë moment të artë me fanellën e Real Madridit.

“Unë e dua jetën këtu në përgjithësi, gjithçka po shkon shumë mirë për mua dhe familjen. A është Real Madridi klubi i jetës sime? Mendoj se mund të qëndroj këtu për gjithë karrierën time, por klubi i jetës sime është Flamengo.

I kam premtuar babait që një ditë do të kthehem atje. Duhet ta respektoj këtë premtim,”  ka njoftuar ai për “France Football”.