Nënkampioni i Maqedonisë në hendboll, skuadra e Alkaloidit, të martën do të përballet me Vojvodinën, në pjesëmarrëjen e parë në garat evropiane. Skuadra nga Maqedonia do të debutojë në xhiron e parë të Ligës Evropa në hendboll.
Trajner i Alkaloidit, Kiril Lazarov, para nisës së garës evropiane, theksoi se kjo garë është një rast i mirë për hendbollistët e rinjë nga Maqedonia që të dëshmojnë kualitetin e tyre, ndërsa u shpreh se ka një ndjenjë pozitive për përballjen e nesërme.
Lazarov: Besoj në rezultat pozitiv ndaj Vojvodinës
“Vitin e kaluar arritë që të shënojnë sukses historic dhe të sigurojmë kualifikimin në Ligën Evropa dhe kjo ka domethënie të madhe për ekipoin tonë, i cili viti e kaluar ishte i përbërë nga hendbollist vendas. Këtë vit kemi 2 hendbollist të huaj, të cilët duhet të na ndihmojnë me eksperiencën e tyre në këtë garë që është gati në nivelin e Ligës së Kampionëve… Nëse jemi në nivel të duhur, mendojë se mund të sjellim befasi. Është një fillim i mirë dhe një eksperiencë e madhe që pason në të ardhmen. Kam një ndjenjë e mirë dhe presim ndeshje kualitative.
Sfida në mes Allkaloidit dhe Vojvodinës, e cila do të zhvillohet në palestrën “Jane Sandanski” në SHkup, në orën 20.45.