Konfirmohen emrat e 2 atletëve shqiptarë për Lojrat Olimpike “Paris 2024”

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar se mundësi Zelimkhan Abakarov ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

30-vjeçari me origjinë ruse, por që prej disa vitesh gaton për Shqipërinë, ka siguruar një biletë për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Abakarov këtë vit mori medaljen e bronztë në Botërorin e mundjes zhvilluar në Serbi, në peshën 57kg. Në fakt, kjo gjë u konfirmua një muaj më parë, pas përfundimit të botërorit, por tashmë ka ardhur zyrtarizimi edhe nga KOKSH. Një vit më parë, Abakarov u shpall kampion bote në këtë peshë.

Tashmë janë dy sportistët kuqezinj që kanë siguruar një biletë për në Olimpiadën pariziene të vitit të ardhshëm: Mundësi Zelimkhan Abakarov dhe atletja Luiza Gega. Ikona e pistës shqiptare do të garojë në 3000 metra me pengesa.