Shaban Trstena ndau çmimin “Oskari Olimpik” për 5 persona dhe institucione

Legjenda e sportit të mundjes, kampioni olimpik nga Lojrat Olimpike të vitit 1984, Shaban Trstena, vazhdon traditën dhe për herë të shtatë ndau çmimin e “Oskarit Olimpik” për 5 persona ose institucione, të cilat kanë dhënë kontribut në karrierën e tij.

“Dy njerëzit që kanë qenë të lidhur me jetën time plot 20 vite , kanë qenë pa ndërprerë në jetën time me shpirtin tim. Mos të ishin qenë këta dy njerëzit, Nase Nasevi dhe Hajrush Sinani, edhe unë me siguri nuk do të isha sot para jus hos enjë sportist kampion I botës. Unë jamë me ju edhe ata do të jetojnë derisa sa të jetojë në këtë tokë,do të jenë gjithmonë të respektuar nga ana ime, tha mes tjerash Shaban Trstena.

 

Këtë vit, Trstena vendosi që të ndaj çmimet për mediumet dhe personat që kanë dhënë kontribut në karrierën e tij. Mes tyre janë: rektori i Universitetit “AAB” të Prishtinë, dr. Lulzim Tafa, dekani i Fakultetit të Sportit në Prishtinë, dr. Abedin Bahtiri, si dhe dekani i sportit pran Universitetit ”Hasan Prishtina”, Musa Selimi. Këtu janë edhe piktori Miftar Memeti, profesori i Qendrës Muzikore në Tetovë, Ljupço Perinski si gazetarët: Goran Milkovski, Sami Ademi, Igor Ivanovski, Avni Qaili dhe Mishko Ivanov, ndërsa me çmime u shpërblyen edhe aktori Sabedin Selmani, Imer Goxhufi, Agim Thaçi dhe Bilgin Xheladini