Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër, më 18 tetor 2023, do të jetë nikoqir i Ministrit Federal austriak për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Arsimin dhe Burimet Njerëzore të Styrias, Werner Amon.
Osmani dhe Amon do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe krahinës së Styrias (Republika e Austrisë) dhe një letër qëllimi që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Aleancës Alpe-Adria. Të dy ministrat do të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për media.
Agjenda
13:45 Pritja dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit dhe i letrës së qëllimeve për anëtarësim në Aleancën Alpe-Adria
/Mundësia për marrje të inserteve nga mediat/
14:00 Takimi dypalësh
14:15 Konferencë për media nga Osmani dhe Amon
/mundësia për të bërë 2+2 pyetje/