Ekipi që kreu transplantin e parë të mëlçisë, ndër fituesit e çmimit shtetëror “23 Tetori”

Ekipi mjekësor i cili e bëri transpalntin e parë të mëlçisë në vend, profesori Afrim Osmani, artisti Robert Jankullovski dhe shkrimtari Bllazhe Minevski janë fituesit e sivjetëm të çmimit “23 Tetori”, njoftoi Ministria e Kulturës.

Për arritje në fushën e shkencës dhe arsimit, çmimi iu nda: prof. dr. Zoran Karaxhov, prof. dr. Svetozar Antoviq, doc.dr. Beti Todorovska, dr. Tatjana Spirovska dhe prof. dr. Maja Mijovska, ekipit të transplantit të mëlçisë.

Po ashtu, në këtë fushë çmimi iu nda edhe prof. dr. Afrim Osmani, profesor universitar.

Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi i jepet prof. Robert Jankullovski, artist vizuel, si dhe shkrimtarit Bllazhe Minevski.

Nga Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror njoftojnë se çmimi fituesve do t’u dorëzohet më 23 tetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.