Gruaja e Pogbas: Asnjëherë vetëm, gjithmonë bashkë!

Poll Pogba është në pritje të skualifikimit të mundshëm, pasi kundëranaliza konfirmoi pozitivitetin e tij ndaj testosteronit. Mesfushori i Juventusit e sheh të ardhmen e tij në rrezik serioz.

Ndërkohë, Pogba është rikthyer në rrjetet sociale. Ka qenë gruaja e tij, ajo që ka postuar foton ku shihen të dy të buzëqeshur.

Zulay shkruan: “Asnjëherë vetëm, gjithmonë bashkë!”

Kjo është mënyra për të nënvizuar mbësttetjen që po i jep kampionit të botës më 2018 në këtë periudhë shumë të komplikuar.