Jeton Shaqiri – Pit Seshëns: SHBA do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut. Do të sigurohet vazhdimësia e mbështetjes financiare dhe logjistike që është dhënë deri më tani përmes disa organizatave amerikane dhe do të bëhen përpjekje për lidhjen e drejtpërdrejtë të institucioneve arsimore në të dy vendet.

Ky është konkluzioni i takimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kongresmenit Pit Seshëns, i cili u mbajt sot në Kongresin Amerikan në Uashington, i cili po qëndron për vizitë disa ditore .

Gjatë takimit, Shaqiri e informoi Seshëns për gjendjen aktuale të sistemit arsimor në vend dhe për ndryshimet që po ndodhin, veçanërisht në fushën e arsimit fillor. Ai theksoi se fokusi është në zhvillimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore, në përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe në ngritjen e motivimit për punë të kuadrit mësimor dhe profesional të shkollave.

Kongresmeni amerikan Seshëns shprehu besimin se do të angazhohet për ndërlidhjen e institucioneve arsimore në shtetin e Teksasit me shkollat dhe fakultetet në Maqedoninë e Veriut. Shkëmbimi i përvojave është i rëndësishëm veçanërisht për përmirësimin e cilësisë së mësimit.

Takimi është pjesë e agjendës së ministrit Shaqiri, i cili me ftesë të disa politikanëve amerikanë po qëndron për vizitë disa ditore në SHBA, ku krahas takimeve është paraparë edhe ligjëratë në njërin ndër universitetet me renome amerikane.