Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas shpalli tre ditë zie për viktimat e sulmit izraelit në Spitalin Al-Ahli në Gaza. Sipas raportimeve të mediave të huaja, dyshohet për 500 të vdekur.
Në një deklaratë, presidenti urdhëroi gjithashtu që flamujt të valëviten në gjysmështizë për viktimat e “agresionit izraelit në spitalin al-Ahli dhe për të gjithë njerëzit e vrarë nga okupimi”.
Spitali po strehonte mijëra njerëz të zhvendosur, tha ministria. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, ka thënë se IDF po shqyrton sulmin e raportuar.