Sahidja lajmërohet nga salloni i ondulimit, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Sahide Mustafa është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara të muzikës folklorike.

Ajo se bashku me motrat e saj janë të njohura si Motrat Mustafa dhe muzika e tyre dëgjohet anë e mbanë ku ka shqiptarë, shkruan ORAinfo.

Këngëtarja në fjalë është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Se fundmi Sahidja ka publikuar disa fotografi ku shfaqet nga salloni i ondulimit.

Me flokë të rregulluara me stil dhe me grim të bërë me shije, Sahidja po shkëlqen në pamje. /ORAinfo/