Dyshja Luis Hamilton dhe Mercedes ka shkruar historinë e Formula 1. Së bashku fituan 6 tituj për pilotë dhe 8 për konstruktorë. Tulla e parë e këtij suksesi u hodh më 28 korrik 2013, kur britaniku fitoi garën e Çmimit të Madh të Hungarisë.
Ai ishte hapi i parë i një suksesi prej 82 fitoresh që ky binom arriti së bashku, më i suksesshmi në Formula 1. Pikërisht ajo makinë, “W04”, që Hamilton piloti për të fituar në Hungari do të dalë në ankand nga kompania e njohur “Sothebys”, në prag të garës së Las Vegas, që zhvillohet në Amerikë më 19 nëntor.
Kjo njëvendëshe u përdor nga Hamilton në 14 nga 19 garat e atij sezoni. Bëhet fjalë për makinën e parë të këtij tipi që i shitet publikut nga “Mercedes”. Vlera e kësaj makine varion nga 10 deri në 15 milionë dollar dhe është makina e parë i përket epokës “V8”.
Një makinë historike, pasi aty janë hedhur bazat e dominimit të “shigjetave të argjendta”. Për Hamiltonin, viti 2013 solli shumë ndryshime, pasi pas 7 sezonesh te MekLareni do të garonte me Mercedesin. Atë vit u klasifikua në vendin e katërt.