Në vitin 2004, Maks Verstapen ishte 7 vjeç dhe sapo kishte nisur të marrte pjesë në kampionatin e garave kart. Pas 11 vitesh ai do të debutonte në Formula 1 dhe në vitin 2023 ai numëron tri tituj kampionë bote.
Në vitin 2004, në pistë ishte një pilot dhe një makinë të cilën piloti holandez dëshiron ta ketë në garazhin e tij. Bëhet fjalë për makinën Ferrari F2004, që ishte dominuese absulote e atij sezoni (15 fitore në 18 gara) dhe që pilotohej nga Mihael Shumaher. Atë vit, gjermani fitoi titullin e shtatë personal dhe të pestin radhazi me “kokëkuqen”.
“Në garazhin tim dua të kem të gjitha makinat Red Bull me të cilat kam fituar titullin kampion. Përveç tyre, dua edhe makinën Ferrari F2004 të Mihael Shumaherit0, që është një makinë e jashtëzakonshme,” tha për “Gazzetta Dello Sport”, Maks Verstapen.
“Nuk di se si dhe ku ta blej një makinë të tullë. I bëj një apel Xhon Elkann, shpresoj që ta lexojë këtë deklaratë dhe të më marë në telefon. Atë makinë e dua me çdo kusht”, tha piloti holandez, që garon me Red Bull.