Kovaçevski: Me mbështetjen e BE-së përmes IPARD-it po krijojmë prodhim të Maqedonisë, konkurrues dhe të rritur sipas standardeve evropiane

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, euroambasadori Dejvid Gir dhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Maiçiq sot, kanë realizuar vizitë në kompaninë “Vivaks”.

“Në Maqedoninë e Veriut ka histori suksesi, si “Vivaks”, e cila falë entuziazmit, ideve inovative dhe investimet në modernizimin e prodhimit, sot përveç lëngjeve, ka zgjeruar spektrin e saj të produkteve me lloje të reja të përpunimit të frutave, të cilët prodhohen si markë unike e Maqedonisë”, theksoi kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në këtë ngjarje.

Ai tha se sot vendi është lider në shfrytëzimin e fondeve IPARD, me shfrytëzim 98 për qind.

Shtoi se ne jemi edhe vendi i parë në rajon i cili është gati të fillojë me programin IPARD 3, me të cilën do të ofrohet më shumë zona për mbështetje, por edhe paradhënie për idetë e propozuara të biznesit.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se rezultatet janë të dukshme që me mbështetjen e këtij programi evropian, përmes investimeve në pajisje, përpunimi, makineri dhe pajisje, sektori i përpunimit merr mundësinë për të filluar ose përmirësuar një biznes ekzistues, siç është edhe kompania “Vivaks”.

“Konkretisht me programin IPARD, fermerët e Maqedonisë, ekonomia dhe institucionet kanë mbështetje të madhe nga partnerët evropianë. Dhe atë duhet ta përdorim dhe të investojmë më shumë, të bëhemi më të pavarur dhe të vetëqëndrueshëm në aspektin e ushqimit, energjisë dhe zhvillimit ekonomik”, tha Mariçiq.

Eurokomisioneri Dejvid Gir theksoi se “Vivaks” është ende një shembull për atë se si BE-ja ndihmon të bëhet ndryshim këtu, në Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është vend udhëheqës në rajon në shfrytëzimin e fondeve IPARD. Ai tha se deri më tani BE-ja ka siguruar diku 223 milionë euro në kuadër të programit IPARD dhe së fundmi ka rritur mbështetjen përmes një programi të ri IPARD me vlerë 97 milionë euro.

BE-ja i siguron këto fonde të gjitha për të ndihmuar fermerët dhe vetë prodhuesit e ushqimit të rriten dhe modernizohen, tha Gir, dhe siç tha, të bëhet më konkurrues në tregun unik të BE-së, i cili është tregu më i suksesshëm në botë.