Netflix vazhdon serinë “Vikings” në formën e spin-offit

Netflixi e ka kërkuar vazhdimin e serisë epike “Vikings” të kanalit History Channel.Seriali i ri titullohet “Vikings: Valhalla”, ndërsa ngjarja do të vendoset 100 vjet pas ngjarjeve nga “Vikings”. Nga Netflixi tregojnë se Valhalla do të bëjë fjalë për disa nga vikingët më të famshëm që kanë jetuar ndonjëherë, dhe këtu përfshihen meshkujt dhe femrat si Leif Erikson, Frejdis, Harald III, mbreti i Norvegjisë dhe William I Pushtuesi.Autori i serië “Vikings” Michael Hirst në serinë e re do të jetë producenti ekzekutiv, ndërsa Jeb Stuart do të jetë skenarist dhe showrunner i serialit, shkruan KOHA Ditore.“Vikings” ishin skenari i parë origjinal i History ndërsa sezoni final i gjashtë do ta ketë premierën më 4 dhjetor. Sezoni i fundit do t’i ketë 20 episode, të cilat do të ndahen në dy pjesë, ku e para do të fillojë në datën e përmendur.“Jam i ngazëllyer që mund të parlajmërojmë se saga e Vikings do të vazhdojë. E di se miliona adhurues në mbarë botën do të gëzohen … Jeb Stuart është një skenarist i shkëlqyeshëm i cili do të na sjellë tregime të reja dhe do të na japë një vështrim të ri për legjendat e disa prej vikingëve më të famshëm në histori”, tha Hirst në një deklaratë zyrtare.