Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural, pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.
Delegacioni i RMV-së u kryesua nga Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenogociatorit me BE-në, Drita Halili, si dhe 40 përfaqësues nga më shumë institucione shtetërore që janë pjesë e grupit të punës për këtë kapitull, edhe atë: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.
Nesër, me 20 tetor, fillon skriningu bilateral për kapitullin 33 – Dispozitat financiare dhe buxhetore, gjithashtu pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.