Në bulevardin “ASNOM” në Shkup para mesnate ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një autobusi të NQP-së Shkup dhe një automobili të udhëtarëve.
Informacione për situatën e pjesëmarrësve në aksident pritet të njoftojnë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ndihma e shpejtë ekipet e të cilëve ishin të pranishëm në vendin e aksidentit.
Sipas dëshmitarëve të rastit, në autobusin e NQP-së nuk ka pasur udhëtarë.
Në udhëkryq ende nuk ka mbetje të veturave të dëmtuara, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi dhe rregullohet nga policia e komunikacionit.