Alarm i rrallë nga Departamenti Amerikan: Këshillon të gjithë amerikanët jashtë shtetit “të ushtrojnë kujdes të shtuar”

Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim të rrallë, mbarëbotëror të enjten për të këshilluar të gjithë qytetarët amerikanë jashtë vendit “të ushtrojnë kujdes të shtuar”.

Në këtë kontekst janë përmendur “tensionet e rritura në vende të ndryshme në mbarë botën, potencialin për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve amerikanë dhe interesat”.

Alarmi vjen pasi protestat kanë shpërthyer në të gjithë Lindjen e Mesme në përgjigje të luftës Izrael-Hamas, me shumë demonstrues që synojnë komplekset diplomatike amerikane, shkruajnë mediat e huaja.

Departamenti i Shtetit ka ngritur në nivelin më të lartë këshillimin e udhëtimit për Libanin dhe Izraelin dhe ka autorizuar personelin jourgjent të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjes që të largohen.

Departamenti i Shtetit lëshoi për herë të fundit këtë lloj alarmi në gusht të vitit 2022 pas vrasjes së liderit të al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, duke paralajmëruar se “përkrahësit e al-Kaidës, ose organizatat terroriste të lidhura me të, mund të kërkojnë të sulmojnë objektet e SHBA-së, personelit ose qytetarëve”.