Në muret e spitalit të Qytetit të Shkupit por jo vetëm, sot janë shpërndarë dhe ngjitur disa fletushka nëpër të cilat mund të shihet fotografia dhe emri i Marti Ahtisarit që në periudhën e luftës në Kosovë ka qenë i angazhuar me procesin e organizimit të negociatave dhe ka hartuar planin me të cilin Kosova edhe fitoi pavarësinë në 17 shkurt të 2008, informon indeks.mk
Në letër shkruhet “dëshira” kontraverse që Ahtisari të “pushojë në ferr” . Në fund të përshkrimit thuhet se kjo është dëshira e mbi 100 mijë fëmijëve që u dëbuan nga Kosova, duke aluduar në fëmijët serb të larguar gjatë luftës.
“Pusho në ferr, Marti Ahtisari, mbi 100 mijë fëmijë të dëbuar nga Kosova për shkakun tënd”, thuhet në përshkrim.
Kujtojmë, Ahtisari ndërroi jetë javën që lam pas në moshën 86 vjeçare. Ai ka qenë edhe president i Finlandës. /indeks.mk./