Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, në bazë të studimeve të fundit. Vetëm katër lojtarë kanë statistika të pasimeve më të mira sesa ylli kosovar në futbollin evropian. Me Leverkuzenin, Xhaka është i pamposhtur në Bundesligë, ndërsa është bërë lojtar kyç i trajnerit Çabi Alonson. Xhaka ka statistika impresionuese të pasimeve, të cila ia kanë mundësuar atij të futet në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në Evropë në këtë aspekt.
Kjo shihet në edicionin e fundit të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Sportive (CIES) në Neuchâtel. Në indeks, përfshihet numri dhe përqindja e pasimeve të suksesshme për (për lojë), krahasuar me lojtarët tjerë. Xhaka i ka marrë 122,6 pikë duke përfunduar në vendin e pestë nga “Top 100”.
Statistikat e tij impresionuese janë: 92.7 për qind e saktësisë së pasimeve me një mesatare prej 93 pasimesh për lojë. Përpara tij është bashkëlojtari Ezekiel Pallasios me vlerën 123.1. Vendi i parë i takon Rodrit të Man. Sitit me 192,6 pikë, i ndjekur nga mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong me 165,3 pikë, ndërsa podiumin e kompleton mesfushori i Real Madridit, Toni Kros me 124.5 pikë.