Ish drejtori Zuberi me akuza të rënda për Ibrahimin: Ka vajtur për lesh, e morri në qafë Alternativën (FOTO)

Ish drejtori organizativ, (ekonomik) i Klinikës për Kirurgji Torakale, Erhan Zuberi nga Alternativa tashmë i shkarkuar nga kjo pozitë dhe i larguar nga partia për shkak të mendimit ndryshe, ka lëshuar një koment shumë të rëndë dhe me plotë akuza për sekretarin e përgjithshëm të Alternativës, Zeqirja Ibrahimi.

Sipas Zuberit, Ibrahimi apo siç ai ka preferuar ta quaj me shkurtesë, “Zeqa” ka vajtur për lesh. Thotë se pikërisht Ibrahimi është ai që e morri në qafë organizatën duke i’u referuar, Alternativës.

“ Zeqa ka vajtur per lesh, e mori nqaf gjithë organizatën veç pse ka qejf të mbetet ashtu siç thot ai edhe pik, gjithçka tjetër është e pa rëndësishme”, ka shkruar Zuberi.