Vizita e shefes së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen e paralajmëruar për në fund të muajit është në kuadër të komunikimit të rregullt mes KE-së dhe shtetit tonë dhe askush nuk vjen ta torturojë dikë, siç thonë nga opozita, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Një nga kryetarët e opozitës tha se ka pritur dikush t’i shkaktojë torturë, e shihni se as atij nuk i ka ndodhur tortura, as dikujt i është bërë presion. Maqedonia e Veriut funksionon normalisht, normalisht zhvillohen proceset demokratike dhe mendoj se ashtu edhe do të vazhdojë me atë që ne duhet t’i përmbushim obligimet tona të cilat kanë të bëjnë me kornizën negociuese dhe të vazhdojmë me obligimet evropiane dhe deri në vitin 2030 të bëhemi vend anëtar i BE-së”, theksoi kryeministri Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në fabrikën për prodhim të prodhimeve të mishit “Mis Globus SHPK” në Shkup.
Ai për vizitën e Fon der Lejenit të cilën e paralajmëroi dje për në fund të këtij muaji, tha se pret të konfirmohet si dhe data e vizitës.
“Sapo të finalizohet (përgatitja për) vizitën, atëherë ajo edhe do të paralajmërohet nga ana e Delegacionit evropian dhe nga ana e Qeverisë sonë”, tha kryeminsitri Kovaçevski.