Maqedoni, 23 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

E hëna e ardhshme është ditë pushimi për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hënën (23 tetor) do të shënohet Dita e luftës revolucionare maqedonase.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 23 tetor 2023 (e hënë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”, thuhet në njoftim.