Juristi, ish-kryetari i Komunës së Zhelinës dhe njohës i mirë i çështjeve politike në vend, Qenan Aliu për “Poltiko.mk” thotë se deklaratat e opozitarit Hristijan Mickoski nuk duhet të merren si serioze sa i përket aktualitetit politik në vend, ndërsa ndryshimet kushtetuese, sipas tij, do të ndodhin në nëntor, ose pak më vonë.
“Mbajtja e zgjedhjeve të dyfishta realisht është edhe racionale mbi të gjitha në aspektin financiar. Madje pragu i lartë për zgjedhjen e Presidentit shton edhe dilemën tjetër për përsëritje të zgjedhjeve nëse nuk arrihet pragu i përcaktuar me Kushtetutë. Ndërsa sa i përket deklaratave të Mickoskit nëse votohen ndryshimet kushtetuese qoftë edhe nga një deputet i partisë së tij – ai do të largohej nga politika, janë prononcime që fare s’duhet kuptuar si serioze kur ato jepen nga politikan të profilit ballkanik”, tha Aliu për Politiko.mk
Ai thotë se nëse ndryshimet nuk ndodhin në nëntor apo dhjetor ato do të ndodhin pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pa asnjë dilemë.
“Do të shohim pa dyshim skena politike në vend do të pësoj një detronizim politik”, nënvizoi Aliu. (Politiko.mk)