Takim i Xhaferit me kryetarin të APKE-s, Tini Koks

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhafer, realizoi takim me Tini Koks, kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili është këtu në kuadër të Konferencës për dialog ndër-parlamentar për avancimin e mëtejmë të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç bëri të ditur pres shërbimi kuvendor, në takim bashkëbiseduesit këmbyen opinione për rolin e anëtarësisë sonë në Këshillin e Evropës dhe për përmbushjen e vazhdueshme të obligimeve që rrjedhin nga anëtarësimi.

Më tej ata biseduan për situatën e përgjithshme në botë, sidomos në aspekt të agresionit të Federatës Ruse mbi Ukrainën dhe për situatën në Izrael a u bisedua edhe për procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.

“Pas interesit të shprehur nga ana e kryetarit Koks, Kryetari Xhaferi e informoi mysafirin e lartë edhe për procesin rrjedhës të ndryshimeve kushtetuese dhe për pritjet nga i njëjti në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, qëndron në kumtesën e pres shërbimit kuvendor.