Sulmuesi 19-vjeçar brazilian Vitor Roke pritet të zbarkojë në Barcelonë në janar, për të luajtur me katalanasit. Lojtari aktualisht luan në vendlindje me Atletiko Paranaense, ku pak ditë më parë pësoi edhe një dëmtim në kavilje.
“Jam më mirë dhe gradualisht po e rimarr veten. Rikuperimi po shkon mirë. Jam shumë i ri dhe kjo ndihmon në një rikuperim më të shpejtë. Fakti që firmosa me Barcelonën është një ëndërr që bëhet realitet. Imagjinoj veten duke luajtur në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga”, tha talenti brazilian.
Duke folur për të ardhmen e tij, Roke beson se në janar mund të ndodh gjithçka.
“Në janar mund të ndodhë gjithçka, por duhet të jem i qetë dhe i përqendruar në punën time. Nuk është e lehtë, por po përpiqem të kem mendjen e qetë.
Gjithnjë kam shprehur dëshirën që të shkoj te Barcelona, nuk kam patur frikë kurrë se bisedimet mund të ndaleshin në mes. Doja vetëm këtë ekip. Jam krenar që me krahasojnë me Ronaldo fenomenin. Ai ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, ndaj shpreosj të ndjek gjurmët e tij”, tha Vitor Roke.