Erling Haland para Kilian Mbapes dhe Vinicius Jr

Në botën e futbollit çdo futbollist e ka një çmim. Për momentin lojtari më i çmuar konsiderohet Erling Haaland. Sipas “Football Benchmark”, sulmuesi i Man.City vlen 196,1 milionë euro. Në këtë klasifikim, Haaland ndiqet nga Kilian Mbape. Sulmuesi i PSZH vlerësohet me 167,7 milionë euro.

Në podiumin e lojtarëve më të çmuar renditet futbollisti i Real Madridit, Vinicius Jr. Sulmuesi brazilian vlerësohet me 163,5 milionë euro. Në këtë listë, Vinicius Jr ndiqet nga Xhud Belingam me 153,9 milionë euro.

Në top 10 e lojtarëve më të çmuar pjesa më e madhe janë lojtarë të rinj, premtues, si Musiala, Gavi, Foden, Pedri etj. Lojtari i vetëm nga Serie A që është brenda 10 lojtarëve më të çmuar është Viktor Osimhen i Napolit me 118,5 milionë euro.