Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, Biden në bisedën telefonike me homologun e tij ukrainas diskutoi mbi luftën Rusi-Ukrainë e cila është në vazhdim
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, Biden në bisedën telefonike me homologun e tij ukrainas diskutoi mbi luftën Rusi-Ukrainë e cila është në vazhdim.
Biden i theksoi Zelenskyyt se do të vazhdojë mbështetja e fortë për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe të ardhmes demokratike të Ukrainës kundër “luftës agresive” të Rusisë.