Konfliktet në skenën ndërkombëtare, BE-ja përforcon masat e sigurisë

Për shkak të situatës në Gaza dhe në Izrael, sulmit terrorist në Bruksel dhe konflikteve të reja në skenën ndërkombëtare, Bashkimi Evropian përforcon masat e sigurisë në zonën e Shengenit. Ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të unionit me vendim për kontroll më të madh të emigracionit dhe deportimin e personave që paraqesin rrezik për sigurimin e bllokut. Eurokomisionarja për punë të brendshme, Ylva Johanson, thotë se konflikti palestino-izraelit mund të ketë komplikime në sigurinë në Unionin Evropian.

“Do të përforcohet deportimi i atyre që nuk kanë të drejtë të mbeten në BE. Tashmë kemi rritje për 20% të të deportuarve, që do të thotë se në mënyrë efektive po i kthejmë emigrantët, por duhet të bëhet edhe më shumë. Njerëzit që mund paraqesin kërcënim sigurie për qytetarët tanë dhe Bashkimin Evropian duhet të kthehen detyrimisht.”, – deklaroi eurokomesarja për Punë të Brendshme, Ylva Johanson.

“Për momentin duhet patjetër të ballafaqohemi me më shumë kërcënime nga situata në kontinuitet në Lindjen e Mesme. Disa prej tyre duhet t’i vlerësojmë mirë për nga ana e pasojave për të gjithë ne në BE.”, – theksoi nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas.

Bashkimi Evropian do të punojë në mbrojtjen e komunitetit hebre dhe mbrojtjen kundër klimës së përgjithësuar të islamofobisë, që sipas tyre, këto dukuri nuk kanë vend në union. Në mbledhjen e ministrave të Brendshëm Evropian në Luksemburg është diskutuar edhe për krimin e organizuar, trafikimin me lëndët narkotike dhe për sfida tjera.