Oferta e majme nga “Al Ahli” për Vinicius Junior

Futbollisti brazilian, Vinicius Junior është futbollisti i radhës në futbollin evropian që po kërkohet në Arabinë Saudite. “Fichajes” ka raportuar të enjten se interesim për brazilianin ka shprehur skuadra Al-Ahli. Mësohet se ekipi saudit do të tentojë transferimin e Viniciusit verën tjetër dhe po përgatit një ofertë të majme për ta bindur Real Madridin në lirimin e tij.

“Al-Ahli” është gati të paguajë deri në 200 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit. Reprezentuesi i Brazilit është pjesë e Realit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Flamengo dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2026.

Këtë sezon ai ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asistim në 7 paraqitje në të gjitha garat.