Pendarovski, Spasovski apo Sheqerinska, kush do të jetë kandidat i LSDM-së për President? Përgjigjet Pendarovski

Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afrojnë, në opinon po dëgjohen edhe shumë emra që do të kandidojnë për të parin e shtetit. Edhe brenda LSDM-së kohëve të fundit po përflitet për shumë emra, por ata më kryesorët duket se janë ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, presidentin aktual Stevo Pendarovski, Radmila Sheqerinska dhe Mile Zeçeviqin.

I pyetur për kandidatin e mundshëm brenda LSDM-së është përgjigjur edhe presidenti Stevo Pendarovski, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21.

“Kam bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë ata që i përmendët, por nëse më pyesni mua, sipas informatave që kam, proceset për kandidat nga LSDM-ja ende nuk kanë filluar. Më kanë përkrahur BDI-ja dhe 20-30 parti më të vogla politike, sepse nuk kanë pasur kandidat të tyre. “Nuk mund të di nëse LSDM dhe BDI tani do të shkojnë me kandidatë të veçantë”, tha Pendarovski.