Armando Broja, i cili u tërhoq nga grumbullimi me kombëtaren, pas një dëmtimi sipas trajnerit Silvinjo, është parë të stërvitet normalisht me grupin e Maurisio Poketinjos këtë javë, por nuk ka ende 100% garanci, nëse ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen delikate me rivalët e Mikel Artetës, të shtunën.
Pasi startoi vetëm dy ndeshje me Çellsin, pas dëmtimit të rëndë që e mbajti larg fushës për 10 muaj, Broja u përzgjodh nga kombëtarja shqiptare për kualifikuesen kundër Çekisë dhe miqësoren me Bullgarinë. Por Silvinjo tha në konferencën përpara Çekisë se sulmuesi nuk ishte në gjendje të luante dhe duhej të kthehej në “Stamford Brixh” për të vijuar rikuperimin. Mesa duket ai nuk ka asgjë serioze dhe nuk pritet të ketë probleme për të qenë në skuadrën e kësaj fundjave të bluve të Londrës.
Poketinjo ka mbetur i befasuar me të që kur u kthye në skuadër, duke e përshkruar atë si “shumë të talentuar”. Ai do të konkurrojë me Nikolas Xheksonin për një vend në ekipin titullar.