Padyshim që të gjithë dëshirojmë që postimet të marrin sa më shumë shikime dhe pëlqime.
Për ta bërë këtë, do t’ju duhet të prisni për kohën e duhur, momentin kur shumica e audiencës është aktive.
Por, kur është koha më e mirë për të postuar në rrjetin social “Instagram”?
Sipas një kompanie softuerësh për menaxhimin e mediave sociale, e hëna, e marta, e mërkura dhe e premtja kanë dritaren e tyre të kohës që krijon mundësitë më të mira të postimeve.
Raportohet se këto dritare janë:
Të hënave nga ora 10 e mëngjesit e deri në mesditë.
Të martën nga ora 9 e mëngjesit deri ne 13.00.
Të mërkurën nga ora 10.00 deri në 13.00.
Të premten nga ora 9 deri në 11.00.
Nga këto katër ditë, ditët më të mira për të postuar janë e marta dhe e mërkura.
Nga ana tjetër, kompania cilësoi si ditën më të keqe për të postuar, ditën e diel.